Rënia e madhe e “Mytës”, kaq pak vota ka marrë ish-kryetari i Prizrenit

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ia mësyri Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet që u mbajtën me 9 shkurt.
Ai garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 35.
Mirëpo pas numërimit të 80% të votave të kandidatëve për deputet, del se ish-kryetari i Prizrenit nuk ka arritur që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Mytaher Haskuka në zgjedhjet e 9 shkurtit arriti që të marrte vetëm 7625 vota, vota këto të pamjaftushme që ish-kryetari i Prizrenit të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/