Prokuroria në Ferizaj ndalon për 48 orë një të dyshuar për ushtrim të ndikimit

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë A.L. i dyshuar për “ushtrim të ndikimit”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të prokurorit të shtetit për krime të rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, të dyshuarin me iniciale A.L., për shkak të dyshimit të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”.