75 Mall Live Search
12:37 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / FR

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Çeki, dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë vdekur në një sulm me thikë në një qendër tregtare në qytetin çek Hradec Kralove të enjten, tha policia. Autori i dyshuar u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes.

Mediat vendëse raportuan se i dyshuari ishte një shtetas çek 16-vjeçar.

“Edhe pse ne ishim në vendngjarje brenda pak minutash nga raportimi, të dy viktimat pësuan lëndime aq të rënda sa që nuk mund të shpëtoheshin me gjithë përpjekjet”, tha policia në një postim në X.