75 Mall Live Search
14:33 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / S Z

Mjekë të njohur, por nuk morën vota, ja cilët janë ata që dështuan të bëhen deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë të subjekteve politike,  që morën pjesë në zgjedhjet e 09 shkurtit. Por këto rezultate nuk ishin të favorshme për një pjesë të kandidatëve,  të cilët ia kishin mënyrë Kuvendit të Kosovës.

Megjithëse janë doktor të njohur, ata nuk arritën të marrin vota të mjaftueshme, për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në listat e të gjitha partive kishte mjekë me emër, por të cilët nuk ua mbushen syrin votuesve, që t’u japin votat e tyre,  duke ua pamundësuar pozitat e reja, për të cilat kandidonin.

Ortopedi i njohur Pleurat Sejdiu i cili dhe këtë herë ishte në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk ka arritur t’i merrte votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet i legjislaturës së re. Sejdiu  ka marrë 8 mijë e 112 vota.

Edhe  kardiologu i njohur  Gani Bajraktari i cili ishte pjesë s listës së AAK-Nisma ka mbetur jashtë Kuvendit. Bajraktari ka marrë vetëm 8 mijë 970 vota.

As doktori tjetër i AAK-së Pal Lekaj, nuk mori votat e mjaftueshme për deputet. Dr. Pali ka marrë vetëm 7 mijë 845 vota.

Edhe doktori i AAK-së  Arber Tolaj, i cili ka qenë deputet vite me parë, nuk ka arritur t’i merrte votat e mjaftueshme për deputet.  Tolaj ka marrë vetëm 8 mijë  520 vota.

Edhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë  Zef Ndrejaj i cili ishte pjesë e  listës së Vetëvendosjes, nuk arriti të merrte vota për deputet. Ndrejaj ka marrë gjithsej 7 mijë e 720 vota. Vota të cilat i mundësuan Ndrejajt ta vazhdojë punën si drejtor i Gjinekologjisë në QKUK, por jo si deputet.

E rezultate aspak të favorshme ka marrë dhe doktori infektologu Izet Sadiku, i cili ka arritur të merrte vetëm 5 mijë e 031 vota./Indeksonline/