U përfshi nga flakët të shtunën, kështu duket sot hoteli i famshëm në Brezovicë(FOTO)

Të shtunën rreth orës 10:15, hoteli “Pine” në Brezovicë është përfshirë nga flakët.
IndeksOnline ka siguruar pamje gjendjen sot të këtij hoteli pasi u përfshi nga flakët tërësisht.

Rastin për IndeksOnline është konfirmuar nga zëdhëndës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit”, ka thënë Veseli./IndeksOnline/


