75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / MSH

Numërimi i votave të kandidatëve/ Këto janë komunat ku ka më shumë pako të panumëruara

11 ditë pas zgjedhjeve, është duke vijuar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet.

Teksa në shumë komuna ka përfunduar plotësisht numërimi i votave, në disa prej tyre ka ende kuti që nuk janë hapur akoma.

Më së shumti pako që po presin për t’u numëruar janë në Prishtinë – 71 sosh, shkruan IndeksOnline.

57 pako kanë mbetur për t’u numëruar në Pejë e 18 Prizren, teksa edhe 11 pako do të numërohen në Podujevë.

14 pako do të numërohen në Leposaviq, e 10 kanë mbetur pa numëruar në Ferizaj.

Edhe 3 pako do të numërohen në Zveçan.

Shtuar këtyre pakove, kanë mbetur pa u numëruar edhe ato të diasporës.

Nga rezultatet e deritanishme, LVV-ja ka marrë 40.80 % të votave, PDK-ja 22.05%, LDK-ja 17.64%, e AAK-NISMA 7.46%./IndeksOnline/