Rrëzimi i aeroplanit në Kanada, kompania i ofron secilit pasagjer nga 30 mijë dollarë

Zyrtarët e Delta-s do të ofrojnë nga 30,000 mijë dollarë për secilin nga dhjetëra pasagjerë që mbijetuan mrekullisht nga një aksident ajror në Kanada këtë javë.
Kompania ajrore i bëri këtë ofertë 76 pasagjerëve të fluturimit të Delta-s të hënën nga Minneapolisi në Toronto, ku avioni u rrëzua gjatë uljes në pistë, duke u rrotulluar dhe u kthyer përmbys në një shpërthim flakësh dhe tymi të zi.
Autoritetet thanë se 21 persona nga 80 që ndodheshin në avion (4 prej të cilëve ishin anëtarë të ekuipazhit) u hospitalizuan dhe të gjithë janë shëruar tashmë.
Drejtuesit e Delta-s thanë se nuk ka kushte lidhur me paratë dhe çdo person që pranon fondet mund të ndërmarrë ende veprime ligjore kundër kompanisë ajrore.
Ata thanë se pagesat paraprake të padive për pasagjerët e Fluturimit 4819 mund të arrijnë deri në 2.2 milionë dollarë në total.
Për krahasim, US Airëays fillimisht dha 5,000 dollarë për çdo pasagjer në një fluturim pasi piloti i pensionuar Chesley Sullenberger u ul famshëm me një avion të dëmtuar në lumin Hudson të Nju Jorkut në vitin 2009.