75 Mall Live Search
18:31 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / Z S

Përditësimi i fundit me 92.58% të vendvotimeve të numëruara, kaq vota morën kandidatët e PDK-së

Nga 92.58% e vendvotimeve të numërura për votat e kandidatëve për deputetë, bartësi i listës, njëherit kandidat për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza deri tani ka marrë 153 mijë e 789 vota.

Pas tij, në vend të dytë del të jetë kryetari i partisë, Memli Krasniqi.

Nga votat e numëruara deri tani për kandidatët për deputetë, në vend të tretë Uran Ismaili me 38 mijë e 110 vota. Me 35 mijë e 754 vota është aktualisht Vlora Çitaku.

Në vend të pestë renditet Sala Jashari me 32 mijë e 597 vota. Ndërsa Ariana Musliu Shoshi ka arritur të grumbullojë 18278 vota./Indeksonline/