Bllokimi i buxhetit në Gjilan, deklarohet Lutfi Haziri

Komuna e Gjilanit nuk po mundet asesi që të kalojë në Kuvendin Komunal buxhetin. Kjo përshkak të përplasjeve midis pozitës dhe opozitës.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Ai ka thënë se e don Gjilanin më shumë se partinë.
‘’Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë.Këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi. E falënderoj kryesuesin e Kuvendit, z. Kushtrim Kadriu për ftesën dhe përpjekjen e tij për t’i shafitur dallimet sa i përket buxhetit të Gjilanit, përkundër që kati i parë ku është ekzekutivi, nuk është koordinuar dhe ka vepruar gjithmonë njëanshëm me shpërfillje, me lehtësi të padurueshme ndaj katit përdhesë, ku është Kuvendi i Komunës. LDK, si partia më e madhe në Kuvendin Komunal, tash e tri vite e ka dëshmuar në vazhdimësi konstruktivitetin për të mirën e përghjithshme dhe i përgëzoj edhe partitë tjera opozitare për konstruktivitetin e treguar’’, ka shkruar Haziri.
Më tutje Haziri është shprehur se LDK rikonfirmoi sot, për të satën here, se buxheti duhet të zbatohet sipas ligjit e në përputhje me udhëzimet e ministrit të MAPL, z. Elbert Krasniqi, i cili, në përgjigjen ndaj kërkesës së paligjshme të ekzekutivit të Gjilanit, ua ka ‘vizatuar’ këtyre të fundit se si duhet të përgatitet e miratohet buxheti komunal.
Në fund Haziri është shprehur se dashninë që ma kanë dhënë qytetarët në vazhdimësi, do t’ua kthejë me angazhim e përgjegjësi edhe më të madhe në punë, duke qenë gjithmonë, Luta Juaj!/Indeksonline/