75 Mall Live Search
23:42 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme të Europa League dhe skuadrat që kualifikohen në 1/8 e finales

Kanë përfunduar ndeshjet e dyta të play-offit të Europa League.

Plot 35 gola janë shënuar sonte në tetë ndeshje të zhvilluara, shkruan IndeksOnline.

Sonte janë mësuar tetë skuadrat të cilat kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales.

Roma, Bodo/Glimt, Steaua Bukuresht, AZ Alkmar, Ajax, Fenerbahche, Real Sociedad dhe Victoria Plzen, janë kualifikuar tutje.

Ato i janë bashkuar skuadrave tjera si: Lazio, Atletiko Bilbao, Manchester United, Tottenham, Eintracht Frankfurt, Lyon, Olympiacos Pireaus dhe Rangers.

Shorti për 1/8 e finales hidhet të premten, nga ora 13:00./IndeksOnline/