75 Mall Live Search
23:46 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / Z S

“SHBA nuk e ka durimin më me Kosovën”, Miftaraj: Mund të kemi reagime nga Trumpi siç bëri me Zelenskyn

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj në emsionin “Click” në RTV21 foli për raportin e Kosovës me SHBA-në.

Sipas tij SHBA mund të ketë reagime për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij SHBA nuk e ka më durimin e me Kosovën “që me kalu në aventura që çojnë në pasiguri”.

“Kemi ardhë në një situatë ku mund të presim reagime tipike si me rastin e Grenell ose Trump me presidentin e Ukrainës , jemi një vend aq i vogël me shpenzime ose ndihmave financiare nga SHBA aq të mëdhaja  ku ajo politia e butë që SHBA ka bërë përmes USAID mundet me të kalojë në një stad tjetër.”, tha ai.

Ai  nuk e përjashtoi faktin se Vetëvendosje dëshiron që në këtë mandate të largohet nga pushteti./Indeksonline/