75 Mall Live Search
08:36 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / G T

Dështoi Dubois, Joseph Parker gjen menjëherë kundërshtarin për meçin e së shtunës

Daniel Dubois nuk do të rrahet të shtunën ndaj Joseph Parkerit edhe pse ky meç ishte paraparë që një kohë të gjatë dhe boksierët ishin duke u përgatitur që disa muaj.

Dubois nuk është mirë me shëndet dhe tashmë e ka ndërprerë këtë spektakël në Kindom Arena në Riyadh të Arabisë Saudite, shkruan Indeksonline

Megjithatë, Parker nuk do ta çojë huq këtë përgatitje intensive, pasi menjëherë ka gjetur kundërshtarin për meçin e së shtunës.

Boksieri nga Republika Demokratike e Kongos, Martin Bakole, do të jetë kundërshtari i Parkerit.

33-vjeçari gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 22 meçe profesionale, ka fituar në 21 (16 me nokaut) dhe ka humbur në një luftë (me nokaut)./Indeksonline/

Who is Daniel Dubois' replacement vs Joseph Parker? Who is Martin Bakole? |  DAZN News CA