Arrestohen dy persona në Prishtinë për posedim të substancave narkotike

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë, nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit në veturën dhe banesën e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar 8.8 gramë kokainë, 112.9 gramë marihuanë, një peshore elektronike, disa qese për paketim të narkotikëve dhe një shumë prej 3,705 eurosh para të gatshme.
Me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë./IndeksOnline/