75 Mall Live Search
09:30 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / k.v

Therja me thikë në Fushë- Kosovë, arrestohet një i mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Fushë-Kosovë, i dyshuar për lëndim trupor ndaj një personi tjetër.

Sipas raportit policor, më 18 shkurt 2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Rruga e Pejës”, pas një mosmarrëveshjeje, i mituri ka goditur me thikë një mashkull kosovar.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa pas hetimeve, i dyshuari u arrestua më 20 shkurt.

Me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente./IndeksOnline/