Zyrtare: Feronikeli bëhet me trajner të ri

Skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli ’74 është bërë me trajner të ri.
Granit Dervisholli është emëruar në stolin e skuadrës nga Drencasi që momentalisht është në pozitën e fundit në tabelë, shkruan Indeksonline
“FC Feronikeli 74 ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Granit Dervisholli është emëruar në postin e trajnerit të ekipit të parë. Pas një periudhe të gjatë si trajner dhe ekspert i futbollit, Dervisholli do të udhëheqë skuadrën drejt objektivave ambiciozë dhe synimeve të mëdha në sezonet e ardhshme”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të klubit kosovar
Dervisholli së fundmi ishte drejtor te Suhareka, kurse zejen e trajnerit e ka zhvilluar në ekipin e Ramiz Sadikut./Indeksonline/