Milot Rashica vendimtar në fitoren e Besiktashit

Milot Rashica dalngadal po rikthehet në formë, pas lëndimit që kishte.
Futbollisti kosovar sonte ka shënuar gol në fitoren 3-1 të Besiktashit ndaj Eyupsporit, shkruan IndeksOnline.
Rashica shënoi golin e dytë në minutën e 45+2, ku pas një harkimi nga Rafa Silva, ai u gjet në pozitë të mirë dhe goditi bukur me kokë, me topin i cili përfundoi në rrjetë.
Ky ishte goli i dytë sezonal për 28-vjeçarin në Superligën e Turqisë, krahas edhe tre asistimeve./IndeksOnline/