Joselu për largimin nga Reali: Ishte një nga momentet më të vështira të jetës sime

Sulmuesi spanjoll, Joselu po kalon një formë të mirë në Katar.
Ai bëri lëvizjën e tij te Al-Gharafa verën e kaluar, pas një sezoni fantastik të tij te Real Madridi, ku ka shënuar 7 gola në 15 ndeshje këtë sezon.
Madje Joselu, tha se largimi i tij nga Reali ishte vendimi më i vështirë në jetën e tij.
“Ishte një nga momentet më të vështira të jetës sime. Nuk mund ta pranoja me gjithë zemër sepse mendova se do të qëndroja në Real Madrid gjithë jetën time. ”
“Nuk mund të flisja as me gruan time. Lucas Vazquez më telefonoi dhe unë as nuk mund të flisja, Luka Modrić më telefonoi dhe nuk mund të flisja. Shumë e vështirë”, shprehet Joselu.
Joselu, kishte qenë një nga heronjtë e Realit sezonin e kaluar, ku me dy golat e tij arriti të kualifikonte “Galaktikët” në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ai po ashtu fitoi edhe La ligën, Superkupën e Spanjës dhe fitoi Euro 2024 me kombëtaren e Spanjës./IndeksOnline/