75 Mall Live Search
19:53 / E Shtunë, 22 Shkurt 2025 / G T

Milan asesi të këndellet, humb edhe në Serie A

Skuadra e Milanit ka pësuar humbje ndaj Torinos në Serie A me shifrat 2:1 në ndeshjen e javës së 26-të.

Qysh në minutën e pestë skuadra vendase shënoi për 1:0 me anë të një autogol nga Thiaw, shkruan Indeksonline

Në minutën e 32’të, Pulisic humbi penallti, që ishte e para në karrierën e tij.

Pjesën e dytë, ekipi i Conceicaos ishte më i mirë në fushë, por që shënuan vetëm një herë me anë të mesfushorit holandez, Reijnders.

Vetëm pas tri minutash, Gineitis shënoi për 2:1, që ishte epilogu final i këtij takimi.

Me këtë fitore, Torino shkon në kuotën e 31 pikëve në pozitën e 11-të, kurse Milan në pozitën e 7-të me 41 pikë./Indeksonline/