Guardiola thumbon Liverpoolin: Askush nuk do të fitojë katër tituj radhazi të Premierligës

Ndoshta ky sezon është më i dobëti në karrierën e Pep Guardiolës si trajner.
City i tij, rrezikon të mbetet pa trofe pas eliminimit të fundit në Ligën e Kampionëve dhe shpresa e tyre e fundit mbetet “FA Cup”.
Ndonëse po kalon një periudhë të dobët, ai nuk ndali së thumbuari Liverpoolin të cilët janë në vend të parë.
Askush nuk do të fitojë 100 pikë dhe katër radhazi në Premier League”. “Nuk do të ndodhë në jetën time, më vjen keq”, u shpreh Guardiola.
Manchester City, gjendet aktualisht në vendin e 4-të në Premierligë dhe kanë gjithsej 44 pikë./IndeksOnline/