Albion Kurtaj me paraqitje pozitive ndaj Prishtinës, shënoi gol për tri pikë

Skuadra e Ferizaj mposhti minimalisht Prishtinën me shifrat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Kosovës.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi futbollisti, Albion Kurtaj gjatë pjesës së parë, shkruan Indeksonline
Kurtaj përveç golit, bëri edhe paraqitje fantastike duke i ndihmuar skuadrës si në sulm ashtu edhe në fazën defansive.
Ky ishte goli i tretë në kampionat për lojtarin e Ferizaj, gjithashtu ka bërë edhe tri asiste.
Me fitoren e sotshme, Ferizaj shkon në kuotën e 26 pikëve dhe largohet nga zona e barazhit, duke u rënditur në pozitën e 7-të./Indeksonline/
