Inicidenti në Klinë, Policia: Një person u plagos nga arma e zjarrit, dy të tjerë nga mjetet e forta

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përplasje me disa të tjerë në Jashanicë të Klinës.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku bëri të ditur se njëri nga ta është lënduar nga arma e zjarrit, kurse dy nga ta me mjete të forta.
“Rreth orës 22:41 minuta Stacioni Policor në Kline është njoftuar se në fshatin Jashanicë tre persona janë të lënduar. Njëri prej tyre dyshohet se është lënduar me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë me mjete të forta. Ndërkaq, njëri i dyshuari i identifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes.
Të lënduarit janë dërguar për në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Të gjitha njësitë policore kompetente janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.
Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se personat e përfshirë janë nga fshati Jashanicë i Klinës, të cilët i përkasin familjeve Bullaku dhe Hoti./IndeksOnline/