Fiorentina jep detaje të reja rreth gjendjes së Moise Keanit

Dje në ndeshjen midis Hellas Veronës dhe Fiorentinës ndodhi një ngjarje e rëndë.
Sulmuesi italian, Moise Kean, ishte detyruar të lëshonte lojën pasi që kishte pësuar një goditje në kokë, ku i cili ishte rrëzuar.
ACF Fiorentina comunica che Moise Kean, nella notte, è stato dimesso dall’ospedale di Verona e ha fatto rientro a Firenze. I test clinici e diagnostici effettuati sono risultati tutti negativi. pic.twitter.com/XTeLcHHbC1
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) February 24, 2025
Mirëpo për fat të mirë, Fiorentina bëri të ditur në rrjetet sociale se gjendja e futbollistit është e mirë dhe se është lëshuar nga spitali pas disa ekzaminimeve të bëra në Spitalin e Veronës.
Një tragjedi tjetër kishte kapluar disa muaj më parë Fiorentinën, me Eduardo Boven i cili humbi ndjenjat e tij në ndeshjen ndaj Interit dhe më pas i është vendosur një defibrilator.
Kean, është një nga lojtarët kryesorë të Fiorentinës këtë sezon, ku i cili ka shënuar 19 gola dhe 2 asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat./IndeksOnline/