75 Mall Live Search
09:35 / E Hënë, 24 Shkurt 2025 / Z S

Mbi 1000 gjoba trafiku brenda javës në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës më saktësisht policia rajonale e Ferizajt
ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Vetëm gjatë javës së kaluar, nga data 17 – 23.02.2025, janë shqiptuar 1,009 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 8 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 29 aksidente, nga të cilat : 12 aksidente me lëndime ku kanë mbetur të lënduar 14 persona dhe 17 aksidente me dëme materiale./Indeksonline/