Flet Ten Hag: Nëse ka një gjë që më mungon është “Old Trafford”

Trajneri holandez, Erik Ten Hag po kalon një kohë pauze.
Holandezi, që nga shkarkimi i tij në nëntor nga Manchester Unitedi, nuk ka menaxhuar asnjë skuadër ndonëse emri i tij u lidh me stolet e disa nga klubeve të mëdha evropiane, ku konfirmoi dhe planet e tij për të ardhmen.
“Tashmë kam vendosur të mos marr asnjë punë deri më 1 korrik, pra deri në fillimin e sezonit të ri”, u shpreh Ten Hag.
Ten Hag, po ashtu tregoi se i mungon ish-skuadra e tij Manchester Unitedi, ku kaloi dy sezone e gjysmë.
“Nëse ka një gjë që më mungon, është Old Trafford.
“Ne kemi pasur shumë suksese në Man. United, por siç them gjithmonë: ka gjithmonë vend për përmirësim. E mira nuk mjafton”, shtoi Ten Hag.
Holandezi, gjatë qëndrimit të tij te Manchester United, arriti të fitonte dy trofe, atë të “EFL Cup si dhe “FA Cup”./IndeksOnline/