75 Mall Live Search
13:28 / E Hënë, 24 Shkurt 2025 / L A

Reagon Flick për Yamalin: Duhet të presim 24 orë për të kuptuar nëse ai do të jetë i disponueshëm kundër Atletico Madridit

Trajneri gjerman, Hansi Flick ka folur para ndeshjes derbi të Kupës së Mbretit.

Barcelona e tij do të përballet me Atleticon në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, mirëpo lajm i keq është mungesa e mundshme e Lamine Yamalit.

“Duhet të presim 24 orë për të kuptuar nëse ai do të jetë i disponueshëm kundër Atletico Madridit. Por unë me të vërtetë shpresoj të kem Laminen si pjesë të skuadrës”, u shpreh Flick.

Ndeshja e përmendur do të zhvillohet nesër në “Montjuic”, në orën 21:30./IndeksOnline/