75 Mall Live Search
16:22 / E Hënë, 24 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Vdes parukieri i Kylie Jennerit, reagon Alberie Hadergjonaj: Nuk mund ta besoj që na le…

Jesus Guerrero, parukier i Kylie Jennerit dhe yjeve të tjerë, ka vdekur në moshën 34-vjeçare. Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë pneumonia.

Jesus Guerrero ka punuar si parukier dhe stilist për Kylie Jennerin, Charli XCX, Rosalían dhe Jennifer Lopezin.

E rreth vdekjes së tij ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare, Alberie Hadergjonaj, shkruan IndeksOnline.

Ajo është shprehur shumë e mërzitur.

”Nuk mund ta besoj që na le Jesus, do të doja që kjo të ishte një ëndërr. Të dua shumë”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë: