Trump: Me Macron ramë dakord që kostot e sigurimit të paqes t’i paguajë dhe Evropa

Në fjalën e tij gjatë konferencës për mediat në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi Evropës të mbajë barrën e kostos së sigurimit të paqes në Ukrainë, barrë e cila nuk duhet të vetëm nga SHBA. Trump vuri në dukje se homologu i tij francez është dakord me këtë.
“Evropa duhet të marrë atë rol qendror për të garantuar sigurinë afatgjatë të Ukrainës, gjë që ata duan ta bëjnë,” thotë ai.
Trump foli dhe për dëshirën e tij për të “rikuperuar shumën kolosale të parave” që SHBA ka shpenzuar, duke thënë se ka shpenzuar më shumë se 300 miliardë dollarë.
Ai vazhdoi duke thënë se SHBA-ja “duhet të ketë një marrëveshje me Ukrainën për mineralet kritike dhe tokat e rralla si siguri”, duke shtuar se në këtë drejtim po bëhet përparim.
Trump përshkruan një numër pikash bisedimi, duke përfshirë sigurinë në kufi dhe inflacionin në SHBA, përpara se të kritikojë qeverinë e mëparshme.
“Pakujdesia e administratës së Joe Biden, tha ai, çoi në vdekjen e shumë, shumë njerëzve.
Në të kundërt, vazhdon ai, administrata Trump është e fokusuar në “rregullimin e saj” dhe “do ta bëjë atë sa më shpejt të jetë e mundur” – duke iu referuar luftës në Ukrainë.
Ai shtoi se shpreson që “trashëgimia” e tij të jetë si “paqebërës”.