Galatasaray njofton se do të bëjë ankesë kundër Mourinhos në UEFA e FIFA për racizëm ndaj popullit turk

Klubi futbollistik Galatasaray, ka njoftuar se do të bëjë ankesë kundër trajnerit të Fenerbahçes, Jose Mourinho, në UEFA dhe FIFA për racizëm.
Sipas tyre, Mourinho ka ofenduar popullin turk që kur filloi punën si trajner në Turqi, shkruan IndeksOnline.
”Ju njoftojmë se për këto deklarata raciste për Jose Mourinhon do të dorëzojmë akuzë në prokurori dhe do të bëjmë ankesë në UEFA dhe FIFA. Përveç gjithë këtyre tentativave, do të ndjekim qëndrimin e trajnerëve të kundërshtarit tonë rreth kësaj deklarate.” thuhet në njoftimin e Galatasaray.