75 Mall Live Search
08:30 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / AR

Elon Musk e harron djalin në shkallë, momenti bëhet viral

Elon Musk është përballur me kritika pas publikimit të një videoje ku shihet duke u larguar pa djalin e tij, X Æ A-Xii.

Videoja u bë virale në rrjetet sociale ndërsa Trump dhe Musk vazhdojnë të punojnë së bashku në Shtëpinë e Bardhë, ku Musk është emëruar si këshilltar i lartë i presidentit, transmeton Indeksonline.

Së fundmi ai e mori djalin në Zyrën Ovale, ku qëndruan së bashku ndërsa Musk dhe Trump folën me gazetarët. Ndërsa disa shikues ishin të kënaqur që panë “X” të vogël në shoqërinë e presidentit të SHBA-së, të tjerë kritikuan Musk që u duk se kishte lënë pas djalin e tij në një ngjarje të mëparshme.

Pamjet, që besohet se janë realizuar në janar, tregojnë Musk duke zbritur një shkallë metalike dhe duke u përshëndetur me fansa kur arrin në fund. Në sfond shihet katërvjeçari, i cili zbret ngadalë shkallët e gjera, duke u mbajtur.

Në fund të shkallëve qëndron një burrë me kostum, ndoshta një roje sigurie, ndërsa X vazhdon të zbresë. Megjithatë, Musk duket se nuk po e pret djalin e tij video e tregon atë duke u larguar me vendosmëri dhe duke u zhdukur nga korniza./Indeksonline/