75 Mall Live Search
09:54 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / H F

Enver Duriqi një zemër e plagosur/ Iku pa e mësuar krimin, serbët ja vranë edhe foshnjën 21 muajshe

Enver Duriqi nga Podujeva, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Në vitin 1999, forcat serbe i masakruan prindërit, gruan dhe katër fëmijët.

Kësaj masakre nuk i shpëtoi as Albioni, më i vogli i kësaj familjeje që atëherë kishte vetëm 21 muaj jetë.

Duriqi iku nga jeta me mallin për familjarët e tij, e më e rëndë për të ishte fakti që agresori serb nuk u dënua për këtë krim.

IndeksOnline gati 5 vjet më parë pati realizuar një reportazh, ku Duriqi rrëfeu për tmerrin që përjetoi.