Manchester City tenton goditjen e madhe të verës

Manchester City do të tentojë të bëjë një goditje të madhë në verë.
“Qytetarët”, kanë hedhur sytë nga Gjermania ku po synon të përforcohet me yllin gjerman, Florian Wirtz.
Manchester City, synon një marrëveshje shkëmbimi me Bayer Leverkusenin, ku të cilët janë të gatshëm të ofrojnë James McAtee t’i bashkohet kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
City, sheh Wirtzin si zëvëndësues të Kevin De Bruynesi, i cili me shumë gjasë mund të largohet në fund të këtij sezoni.
Wirtz, pa dyshim është lojtari kryesor i Bayer Leverkusenit, ku ka bërë 36 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola dhe 13 asistime./IndeksOnline/