Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale.
Policia ka bërë të ditur se në lokalin e tij janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje si prova materiale.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar lidhur me veprën e lartcekur dhe nga lokali i të njëjtit si prova janë sekuestruar: një skaner, dy shtëpiza kompjuterike, letra për printim dhe fletë dëshmi në formë të printuar për lojëra të fatit dhe para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.