Interesante, ja pse Ronaldo vesh gjithnjë mëngë të gjata

Nëse e keni vënë re, Cristiano Ronaldo, ka një zakon të pazakontë kur vjen puna te fanellat e tij – ai gjithmonë zgjedh ato me mëngë të gjata! Pavarësisht nëse është dimër apo verë, ai rrallë herë shihet me fanella me mëngë të shkurtra.
Por pse? A është çështje stili apo ka një arsye më të thellë?
Ndryshe nga shumica e futbollistëve që gjatë verës zgjedhin fanella më të lehta për të përballuar nxehtësinë, Ronaldo preferon fanella me mëngë të gjata për një arsye shumë specifike: kompresioni i muskujve të krahëve.
Këto fanella ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut, duke i mbajtur muskujt më të ngrohtë dhe më të gatshëm për veprim. Kjo është një strategji që ndihmon në performancën e tij dhe e mban trupin në gjendje optimale gjatë gjithë ndeshjes.
Pra, herën tjetër që ta shihni CR7-n, duke vrapuar në fushë me fanellën e tij me mëngë të gjata edhe në vapë të madhe, e dini pse!