75 Mall Live Search
13:10 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / S Z

Dy të arrestuar për fajde në Prizren

Policia dhe Prokuroria Themelore në Prizren e kanë zhvilluar sot një aksion kundër fajdes.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova ka dhënë kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Kryeziu njoftoi se janë arrestuar dy persona.

“Janë dy persona të arrestuar që dyshohet se kanë kryer veprën e fajdesë”, deklaroi ai.

Ai theksoi se në këtë aksion janë konfiskuar edhe para të gatshme, armë si dhe dy vetura.

Kreu i organit të akuzës në Prizren nuk dha më tepër detaje, lidhur me këtë rast.