75 Mall Live Search
09:08 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / MSH

Përse SHBA-ja është e interesuar për mineralet në Ukrainë?

Mineralet kritike “janë themeli i ekonomisë së shekullit të 21-të”, thotë dr Robert Muggah, drejtor i “SecDev”, që është një konsulencë për rrezikun gjeopolitik.

“Ato janë kyç për energjinë e ripërtëritshme, aplikimet ushtarake dhe infrastrukturën industriale dhe luajnë një rol strategjik në rritje në gjeopolitikë dhe gjeoekonomi”, thotë ai.

Kjo edhe mund të jetë arsyeja se përse Amerika është kaq e interesuar për mineralet në Ukrainë.

Kyivi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë janë në Ukrainë.

SHBA-ja është e prirur për një marrëveshje për këto burime sepse dëshiron të reduktojë varësinë e saj nga Kina, e cila kontrollon 75% të depozitave të tokës së rrallë në botë, sipas Grupit të investimeve gjeologjike, shkruan BBC-i.

Në dhjetor, Kina ndaloi eksportin e disa mineraleve të rralla në SHBA, pas kufizimit të eksportit të mineraleve që bëri disa muaj më parë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, i tha gazetës amerikane “NewsNation” të hënën se një marrëveshje midis SHBA-së dhe Ukrainës është për rritjen ekonomike dhe lidhjen e dy vendeve së bashku për të ardhmen.