Nisin përçarjet në degën e Vetëvendosjes në Istog, Durim Jasharaj paralajmëron ndryshime të mëdha

Pavarësisht se dolën partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog assesi nuk po bëhet rehat.
Ish-aktivisti i zëshëm i Vetëvendosjes, Durim Jasharaj, ka premtuar ndryshime rrënjësore në degën e VV-së në këtë qytet.
Këtë mllef e ka zbrazur si shenjë pakënaqësie ndaj punësimit të asamblesitit të Vetëvendosjes në Istog, Niman Beqirajt si drejtor komercial në ndërmarrjen “Hidrodrini”.