Gjergj Kastrioti “rikthehet” në shtëpi! Shtatorja e heroit kombëtar vendoset përballë memorialit në Lezhë

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, i është shtuar edhe një tjetër statujë monumentale, në qytetin e Lezhës. Pas 7 vjetësh pritjeje, vepra e skulptorit Ardian Pepa doli nga magazina dhe u vendos në lulishten përballë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit.
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, i është shtuar edhe një tjetër statujë monumentale, në qytetin e Lezhës.
Pas 7 vjetësh pritjeje, vepra e skulptorit Ardian Pepa doli nga magazina dhe u vendos në lulishten përballë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit.
Skulptori Ardian Pepa thotë se përmes kësaj shtatoreje, Gjergj Kastrioti paraqitet në momentin kur është kthyer nga Turqia dhe mblodhi princat shqiptar, më 2mars të vitit 1444.
“Jam shumë i lumtur, sepse kishte 7 vjet që rrinte mbyllur. Falënderoj kryetarin e bashkisë që e bëri të mundër këtë vepër, që ishte e domosdoshme. Falënderoj edhe Paulin Zefin që është angazhuar që nga fillimi i këtij projekti. Vepra i rri shumë bukër ambientit, do të rrijë përballë memorialit”, tha Ardian Pepa.
Duke ju referuar kësaj shtatoreje, përgjegjësë i trashegimisë kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, thotë se në këtë mënyre Gjergj Kastrioti rikthehet në shtëpinë e tij.
“Zoti i shtëpisë kthehet në shtëpi. Ky qytet lidhet me dy ngjarje të rëndësishme “Beslidhja e Lezhës” dhe vendi ku ndërroi jetë dhe ku prehet. Është një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për qytetarët e Lezhës, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Inaugurimi do të bëhet, më 2 mars në orën 10:00”, tha Paulin Zefi.
Shtatorja e Gjegj Kastriotit në Lezhë ishte planifikuar të vendosej në vitin 2019-të në sheshin që mban emrin e heroit, por u bë pengesë Ministria e Kultures, pasi zona në fjëlë ishte pjesë e parkut arkeologjik dhe nuk mund të hidhej beton për vendosjen e kësaj statuje.