75 Mall Live Search
13:33 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / G T

Shumë yje i dalin në mbrojtje Jose Mourinhos: Ta quani atë racist!? E pabesueshme?

Jose Mourinho po kritikohet shumë në Turqi për një deklaratë që e dha në konferencë për media pas derbit mes Galatasarayt dhe Fenerbahces në Superligë.

Shumë yje i kanë dalë në ndihmë trajnerit portugez, shkruan Indeksonline

Madje edhe Didier Drogba që ka luajtur për Galatasarayn e ka mbështetur ish-trajnerin e tij te Chelsea.

Image

“Më besoni kur t’ju them se e njoh Josen për 25 vjet dhe ai nuk është racist dhe historia (e kaluara dhe e fundit) është atje për ta vërtetuar atë”, ka shkruar Drogba në rrjetet sociale

Përveç Drogbas, së fundmi në mbrojtje i doli edhe William Gallas.

“Po e quani racist? E pabesueshme…”!, shkruan Gallas.

Jose Mourinho pas ndeshjes ndaj Galatasarayt, tha: “Në zhveshtoren e Galatasarayt kërcenin si majmunët në vendimet e gjyqtarëve”./Indeksonline/