75 Mall Live Search
15:11 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / S Z

Mbi 300 zarfe (nga posta) me vota të pavlefshme, vendosën më shumë se një fletëvotim brenda

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve edhe sot po vazhdon procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025.

Gjatë këtij procesi 311 zarfe (me post) janë shpallur të pavlefshme, pasi që në  këto zarfe janë vendosur më shumë se një fletvotim.

Ndryshje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se numërimi i votave të diasporës nga votimi fizik në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë sot gjatë ditës për të vazhduar më pas me numërimin e votave me postë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem gjatë procesit të numërimit të këtyre votave./Indeksonline/