Tërnava takon shefin e EULEX-it, flasin për rolin e dialogut ndërfetar

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim kurtuazie shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë këtij takimi i diskutua për rëndësinë dhe rolin e dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesën paqësore ndërmjet grupeve fetare në Kosovë.
Tërnava me këtë rast tha se Kosova, ndonëse një vend i vogël, botës i jep shembullin më të mirë të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet besimeve të ndryshme.
”Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë kultivimin e raporteve të mira që kanë me bashkësitë e tjera fetare në vend, gjithnjë për promovimin e paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve të të gjitha grupeve fetare në vend. Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që të njoh mysafirin edhe me aktivitetin humanitar të Bashkësisë Islame të Kosovës, që zhvillon përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, thuhet në njoftim.
Nga ana e tij, z. Giovanni Pietro Barbano, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e gjithë qytetarëve në vend.
Ai në fund shfrytëzoi rastin që të uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për ardhjen e muajit Ramazan, me urimet për pranim të agjërimit dhe sakrificës./Indeksonline/