75 Mall Live Search
18:22 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / FR

Transportuesit e Podujevës ndërprejnë grevën/ Mustafa: Rama na premtoi se do të na realizojë kërkesat, si dhe largimin e taksive ilegale

Shoqata e Transportit të Podujevës ka ndërprerë grevën e mbajtur sot, kjo pasi i pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka premtuar se do t’i plotësojë kërkesat e tyre.

“Po, greva është ndërprerë pasi që kryetari i komunës së Prishtinës na ka premtuar që edhe ne do të hyjmë në kilometra sikurse operuesit e kryeqytetit me subvencione, ne kordinim këtu edhe me komunën e Prishtinës dhe të Podujevës”, ka thënë kryetari i Shoqatës së Transportit të Podujevës, Beqir Mustafa.

Tutje, Mustafa ka bërë me dije se kërkesë tjetër e tyre ishte largimi i taksive ilegale.

“Kryetari Rama na ka premtuar se që nga nesër do t’i largojë edhe taksitë ilegale, kjo pasi ata po na dëmtojnë që sa kohë. Shpresojmë që edhe ky zotim i zotrit Rama të realizohet sa më parë”, theksoi ai.

Ndryshe, sipas Shoqatës së Transportit të Podujevës, operimi i Trafikut Urban në zonat jashtë kryeqytetit shkel rregullat e dakorduara më herët.

Konkretisht, shoqata kundërshton vijimin e linjave Prishtinë-Vranidoll, Prishtinë-Kozaricë dhe Prishtinë-Lluzhan-Sharban, të cilat, sipas tyre, nuk janë në përputhje me kuadrin ligjor./IndeksOnline/