Sulmi nga qentë i shkaktoi infarkt një gruaje/ Deklarohet Komuna e Podujevës

Sulmi prej qenve endacakë i shkaktoi sulm në zemër një 75-vjeçareje në Obranqë të Podujevës.
E ndjera, nga frika pësoi sulm në zemër, të cilit fatkeqësisht nuk i bëri ballë.
Ky rast ka tronditur edhe Komunën e Podujevës.
Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, deklaroi për IndeksOnline, se komuna i kryen të gjitha shërbimet e përcaktuara me ligj sa i përket trajtimit të qenve endacakë.
Por, sipas tij, ndërtimi i qendrës për trajtimin e këtyre qenve është kosto e papërballueshme për Komunën, tani për tani.
“Ne nuk kemi një databazë të theksuar se ku ka qen endacakë… Nuk kemi mundësi buxhetore që ta bëjmë një qendër të tillë, sepse kjo kërkon një kosto të lartë të buxhetit. Është e thjeshtë të themi një qendër e grumbullimit të qenve endacakë, por ata duan trajtim të vazhdueshëm aty, duan ushqim, mbikëqyrje prej personave. Prandaj, përveç se nuk kemi një lokacion ki ta bëjmë këtë qendër, ne nuk kemi as buxhet të mjaftueshëm për këtë qendër”, u shpreh Selimi.
Ndiqni më poshtë intervistën e plotë të tij: