75 Mall Live Search
21:17 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / Z S

Tërnava iu drejtohet nesër besimtarëve muslimanë me rastin e fillmit të mujit të shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, do t’i drejtohet opinionit publik dhe gjithë besimtarëve myslimanë gjatë ditës së nesërme me rastin e fillimit të mujit të shenjtë të Ramazanit.

Sipas njoftimit Tërnava do të mbajë konferencë për media duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Konferencave e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të nis të shtunën më 1 mars./Indeksonline/