75 Mall Live Search
21:38 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / FR

Xheneta me mesazh për Gjestin: Nuk jam tipi … (Foto)

Ish- finalistja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.

Derisa është kuruar deri në detajin e fundit, Xheneta në përshkrimin e fotos, duket se thumbon Gjestin, banorin e BBVA, me të cilin nisi një romancë dashurie gjatë qëndrimit në BBVK.

“Jo tipi që e gjen dy herë”, ka shkruar Xhenki, derisa duket se përfundimisht ka hequr dorë nga lidhja me Gjestin.

Ky i fundit ka deklaruar se historia me Xhenetën i takon së kaluarës, dhe se kurrë nuk do t’i kthehej dikuj që e ka ofenduar rëndë. /IndeksOnline/