75 Mall Live Search
08:55 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / FR

Një burrë dërgohet pa shenja jete në qendrën mjekësore në Graçanicë

Një person është dërguar pa shenja jete në qendrën mjekësore në Graçanicë të premten.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Graqanicë 28.02.2025-16:45. Është sjellë pa shenja jete në Qendrën mjekësore viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.