Përfundon sezoni për yllin e NBA-së

Ndoshta ka qenë një nga basketbollistët më të pafat në NBA këtë sezon.
Joel Embiid , ylli i Philadelphia 76ers dhe fitues i medaljes së artë olimpike me Shtetet e Bashkuara në Lojërat e fundit Olimpike në Paris 2024, do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për t’u fokusuar në rikuperimin nga problemet e gjurit të tij të majtë.
” Philadelphia 76ers dhe Joel Embiid kanë folur me specialistë të lartë në lidhje me problemet e gjurit të majtë të lojtarit . Pas vlerësimeve të mëtejshme, është përcaktuar se ai nuk është i gatshëm nga pikëpamja mjekësore për të luajtur dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për t’u fokusuar në terapi fizike dhe rehabilitim ,” tha skuadra.
” Ne po punojmë me ekspertë për të përcaktuar një plan trajtimi dhe do të përditësojmë mediat kur të kemi më shumë informacion,” shtoi skuadra.
Embiid ka luajtur vetëm 19 ndeshje këtë sezon me 76ers , të cilët kanë fituar vetëm 12 nga 35 ndeshje pa lojtarin e tyre yll The 76ers janë aktualisht në vendin e 12-të në Lindje dhe jashtë konkurrencës së playoff-it./IndeksOnline/