S’po bëhet rehat Milani me trajnerë, Fabregasi favorit kryesor për të zëvëndësuar Conceiçaon

Milani po kalon një formë të dobët në këtë sezon.
Dhe portugezi Conceiçao, rrezikon të shkarkohet nga Milani pak muaj pasi u emërua.
Humbja 2-1 ndaj Bolognës dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve, nuk po ju lë shije të mirë drejtuesve të “Rossonerëve” dhe tashmë po mendon që të zëvëndësojnë atë.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milani ka hedhur te ish-lojtari dhe tashmë trajneri i Comos, Cesc Fabregas.
It’s almost certain that Milan will change coach again in the summer. Cesc Fabregas is the preferred option for the club to replace Sergio Conceicao, while Maurizio Sarri and Roberto De Zerbi are alternatives
— Milan Eye (@MilanEye) March 1, 2025
[@Gazzetta_it] pic.twitter.com/PjyuUqblpo
Fabregas, po kalon një sezon të mirë me Comon të cilët po arrijnë të mbijetojnë në sezonin e parë në Serie A.
Mbetet të shihet se çka do të bëjnë drejtuesit e Milanit rreth kësaj çështje, ku me shumë gjasë mund të humbasë edhe një vend në garat evropiane./IndeksOnline/