75 Mall Live Search
20:00 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / G T

Derbi për vendin e parë, Napoli dhe Interi ndajnë pikët

Skuadra e Napolit dhe ajo e Interit kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Mysafirët ishin të parët që shënuan gol me anë të mbrojtësit, Dimarco, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, skuadra e Contes u tregua më e vëmendshme dhe arriti të shënonte golin e barazimit.

Realizatori për 1:1 ishte Billing në minutën e 87’të.

Me nga një pikë dulën të kënaqura të dyja skuadrat. Interi mbetet lider me 58 pikë, kurse Napoli në pozitën e dytë me 57 pikë./Indeksonline/