75 Mall Live Search
23:29 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / G T

Inter Miami pa Messin në ndeshjen e ardhshme në MLS

Skuadra e Inter Miamit do të luaj të hënën në ora 1:00 të mesnatës ndaj Houston Dynamo, e vlefshme për MLS.

Siç mësohet, futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi nuk do të jetë në këtë përballje, shkruan Indeksonline

Messi nuk është i lënduar, e as i suspenduar – por trajneri Javier Mascherano i ka dhënë pushim.

37-vjeçari e ka nisur me dy asiste sezonin e ri në MLS./Indeksonline/