Sot derbi i cili vulosë liderin e Superligës

Sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës në Superligën e basketbollit kosovar, të vlefshme për javën e 22-të.
Vëmendja do të jetë në palestrën e sporteve ”Minatori” në Mitrovicë, aty ku Trepça do të përballet me Bashkimin, shkruan IndeksOnline.
Prizrenasit janë liderë me 15 fitore e gjashtë humbje, ndërsa mitrovicasit janë në vendin e dytë me 14 fitore e shtatë humbje. Në tri takimet mes këtyre dy skuadrave në këtë edicion të elitës, prizrenasit kanë dy fitore dhe një mitrovicasit.
Në ndeshjen tjetër përballen Golden Eagle Ylli me Borën.
Skuadra suharekase ka nëntë fitore e 12 humbje, ndërsa ajo prishtinase, shtaë fitore e 14 humbje.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 19:00./IndeksOnline/
